Komuna bullgare i strehon kosovarët që u aksidentuan me autobus

Pasagjerët e autobusit të aksidentuar nga Kosova në afërsi të Kyustendilit në Bullgari po ktheheshin nga një udhëtim në Turqi.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru, raporton medium bullgari Struma.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën e njejt ku kishte ndodhur aksidenti tragjik i autobusit nga Maqedonia e Veriut ku humbën jetën 45 pasagjerë më 23 nëntor të vitit të kaluar, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Këtë herë nga aksidenti ka pasur vetëm dëme material, ndërsa i lënduar lehtë ka mbetur vetëm drejtuesi i autobusit, i cili është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.

Sipas medias bullgare, tani 29 pasagjerët, duke përfshirë gjashtë fëmijë, janë strehuar nga Komuna e Strumës në fshatin Kyustendil të Loznos dhe deri më tani nga Kosova nuk ka mbërritur asnjë autobus për t’i transportuar në vendlindje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme