Më 6 mars të këtij viti Komuna e Lipjanit, me kontratë të rregullt për furnizime, ka lëshuar kontratë për “Furnizim me parfume për meshkuj”.
“Zeri.info” ka arritur ta sigurojë këtë kontratë të Komunës, në të cilën shihet se ajo ka shpenzuar 121.41 euro për blerjen e këtyre parfumeve.
Në bazë të këtyre dokumenteve, të cilat i ka siguruar “Zeri.info”, shihet se blerja e këtyre parfumeve është bërë në kompaninë “Elkos”.