Komuna e Malishevës: EULEX-i e ka arrestuar Isni Kilajn

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se mbrëmë, ish-kryetari i kësaj komune, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i.Në reagimin e komunës, ata kërkojnë që Gjykata Speciale ta ndërpresë këtë, të cilën e quajtën përndjekje të çlirimtarëve.
“Kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë”.

“Kujtojmë se në territorin e Komunës së Malishevës, janë vrarë afër 400 civil të pafajshëm, madje janë vrarë në mënyrën më mizore të mundshme dhe deri më sot, nuk është dënuar askush dhe nuk është zhvilluar asnjë proces gjyqësor për këto vrasje, as për dy masakrat e mëdha, atë të Burimit dhe të Gollubovcit”, thuhet në reagim.

Më tej, komuna e Malishevës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kilajt dhe të krerëve të tjerë të UÇK-së.“Isni Kilaj, dhe të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe të gjitha këto veprime të gjykatave, i konsiderojmë si veprime politike, që për qëllim kanë njollosjen e luftës për çlirim”.

“Ne besojmë në drejtësi, por drejtësi duhet të ketë për të gjithë. Lufta e UÇK-së, është një luftë e njohur nga të gjithë, luftë e cila i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Postimi i plotë:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme