Komuna e Mitrovicës thërret seancë të jashtëzakonshme për ‘bashkim të Mitrovicës’

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka thirrur mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal.


Kjo mbledhje urgjente është thirrur me qëllim të ndryshimi të ligjit për kufijtë administrativë të komunës, me qëllim të bashkimit të qytetit të Mitrovicës.

Ndërkohë, kjo kërkesë e Bahtirit erdhi pas situatës në veri dhe dorëheqjeve të katër kryetarëve të komunave veriore.

Sidoqoftë, komuna nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim, pasi kufijtë administrativ vendosen me ligj dhe ligji mund të ndërrohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës.

Do të thotë se, komuna mund të miratojë ndonjë rekomandim për Qeverinë që ta procedojë ndryshimine  ligjit, mirëpo nuk mund të bëjë diçka konkrete në këtë drejtim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme