Automjetet e përdoruara tash e sa kohë, Komuna e Pejës, ua ka gjetur vendin. Në një tender të shpallur bëhet e ditur, se këto vetura do të shiten, pasi janë jashtë përdorimit. Janë 12 vetura që do të shiten nga kjo kumunë. Me një llogaritje të thjeshtë 400 parashihet të kushtojë një veturë.
Vlera totale e tyre kap shumën prej 4 mijë e 801 euro, pasi kontrata është e ndarë në dy pjesë.
Data e dhëniës së kontratës është bërë me 20 dhjetor. Loti i parë i kontratës, i është besuar kompanisë “N.T.P.”Trimi Metal –Prizren”, ndërsa e dyta “Metush Ademi –Ferizaj”.
Në dokumentin e mëposhtëm mund ti gjeni të gjitha llojet e veturave që Komuna ka hedhur në ankand.