Komuna e Prishtinës emëron 24 drejtorë të rinj të shkollave

Komuna e Prishtinës njofton se kanë përfunduar procedurat e konkursit të fundit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave të Prishtinës.

Sipas njoftimit, janë realizuar intervistat për 24 institucione, kurse në 4 prej tyre janë anuluar për shkak të mosperformancës së mirë të të intervistuarve.

“Janë realizuar intervista për 24 institucione të tilla, në 4 prej të cilave është dashur që të anulohet konkursi për shkak të performancës jo të mirë të të intervistuarve. Drejtorët dhe zëvendës drejtorët e zgjedhur do të fillojnë punën nga 1 dhjetori, kurse në 4 shkollat e mbetura do të caktohen ushtruesit e detyrës deri në konkursin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje njoftimi sqaron se komisioni përzgjedhës ka qenë i përbërë nga përfaqësues të MASHT dhe vetë komunës.

“Pjesë e komisionit përzgjedhës, të menaxhuar nga Zyra për Burime Njerëzore, kanë qenë dy përfaqësues të Komunës së Prishtinës, dhe një përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në njoftim.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme