Komuna e Prishtinës u blen çizme zjarrfikësve

Sakte.net / e Martë 20 Shtator / 12:41

Zjarrfikësit e komunës së Prishtinës që nga muaji tetor do të mund të mbathin çizme të reja.

Kjo ngase kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shpallur tender për furnizim me çizme dhe dorëza për Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës.

Për gjithë këtë investim komuna e udhëhequr nga Ahmeti do t’i shpenzoj 19 mijë e 380 euro.
Në përshkrimin e kontratës të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik  tenderin e ka fituar operatori ekonomik, ‘Albakos”. Kontrata do të nënshkruhet më 3 terot.