Në bazë të konkluzioneve të arritura në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Komuna i ka dorëzuar Qeverisë informacion me kërkesë për shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e Komunës së Mavrovë – Rostushë. Kjo është kërkuar pasi në gjashtë muajt e fundit është vërejtur një prani e madhe e arinjve në territorin e kësaj komune.
Nga atje thuhet se i kanë marrë të gjithë aktivitetet dhe masat të cilat janë nën kompetencat e tyre, me qëllim që të mbrojnë banorët e kësaj ane. Është regjistruar prania e 160 deri në 180 kafshëve të kësaj specie.
“I bëjmë thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Parkut Nacional të Mavrovës, QMK dhe të gjithë organet të cilët janë kompetentë ta zgjidhim këtë problem të madh me arinjtë dhe derrat e egër, t’i vëmë në funksionim për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështje, gjë që do të kthejë sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në kërkesën e Komunës.
Nga atje shtojnë se gjendja e krizës do të kërkohet për marrjen e masave shtesë për mbrojtjen e popullsisë, mbrojtjen e jetës dhe pronës, si dhe për të garantuar në këtë mënyrë të drejtën e garantuar me Kushtetutë të çdo qytetari për lëvizje dhe banim të sigurt, të lirë dhe të papenguar në territorin e të gjithë vendit.