Komentuesit gozhdojnë ministrin Hoti: Mos i pëvetëso sukseset e tjetrit, populli nuk ha bari!

“Tu desht 1 vit per me dhon nje nenshkrim, e ktu del e na uron..! Qellimi jot eshte per me perfitu politikisht, por mos harro z. Hoti populli nuk han bari..!!”, ky ka qenë një prej reagimeve të shumta ndaj ministrit të Financave të Kosovës, Avdullah Hoti i cili e ndau me miqtë e tij lajmin se kishin arritur autobusët e rinj në Prishtinë dhe këtë e kishte quajtur si arritje të Qeverisë.

“Gabim je Profesor. Komuna e Prishtines respektivisht Shpend Ahmeti me ekipin e tij ka apliku rreth planit te saj organizativ per blerjen e autobusave te ri , me qellim reduktimin e tej ngarkeses se komunikacionit ne Kryeqytet! Me merita te tjerve nuk mburret shteti”, ka shkruar një tjetër.

“Z.Minister , para autobusave te presin shume pune me te rendesishme , merru me informalitetin ekonomik , merru me zhvillimin ekonomik te vendit sepse qdo i ri sot synim kryesor ka perendimin per nje jete me te begatshme , populli eshte lodhur nga premtimet boshe , kthejani shpresen ketij vendi , e autobusat jane merite e kryetarit te Prishtines , nuk ka lidhje qe e keni kundershtare politik”, ka replikuar një qytetar në rrjetin social të ministrit Hoti.

“Eshte komplet paftyresi, me u mburre me sukseset e dikujt tjeter. Mbi nje vit ka kerku gjithe Prishtina qe ta jepni nenshkrimin, dhe per ate sot del ne fb dhe e do nje pjese te tortes. Marre, turp. Po ju vjen embel suksesi i Shpendit. Me dur n’xhepa me u lumturu. Po s’kena prit tjeter”, ka reaguar një qytetar tjetër./Sakte.net

Fotografia e Avdullah Hoti

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme