Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore ka në Dellçevë, Dibër, Gjavatë dhe Bukovë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për qarkullim.
Siç bëri të ditur LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.