Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë kryesisht të thata, njoftojnë Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas LAMM-së komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të mesatar. Ndërkohë në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve për vozitje të kujdesshme veçanërisht nëpër lugina ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.