E quajtur I.D. Vizzion, mjeti do të pasqyrojë idenë e kompanisë për të ardhmen, kur çdo makinë do të jetë plotësisht elektrike dhe autonome.
Mendohet se kjo makinë do të jetë e fuqishme dhe e shpejtë. Bateria e saj do të lejojë një udhëtim deri në 665 km me një karikim, ka 302 kuaj fuqi dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 180 km/h.
Volkswagen planifikon që të fusë 20 makina elektrike në treg deri në vitin 2025.