Integrimi më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE mund të ndodhë kur vendi t’i përmbushë të gjitha detyrimet e saja, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës dhe respekton të drejtat e njeriut, tha mbrëmë ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov, pas takimit të Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani.
Në takim, disa nga ministrat evropianë për punët e jashtme këmbëngulën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Sipas shefit të diplomacisë bullgare, për të ndodhur kjo, siç thotë ai, fillimisht Shkupi duhet t’i përmbushë obligimet e veta.
Siç raporton “BNT”, Kondov ka biseduar me Osmanin dhe të dy kanë biseduar për deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili ditë më parë nga Rejkjavik ka theksuar se diskursi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë është i ngjashëm me atë që përdor Rusia ndaj Ukrainës.
“Biseduam shumë shkurt. Biseduam për çështjet që na interesojnë. Ai u përpoq të shpjegonte se fjalimi i kryeministrit de fakto kishte të bënte me politikanë të veçantë dhe jo në parim me politikën e Bullgarisë, por unë e pyeta pse përmendet Bullgaria në këtë situatë dhe jo politikani konkret”, tha Kondov.