Kreu i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) Jakim Nedelkov deklaroi sot se deri në këto momente nuk ka ndonjë marrëveshje mes SASHK-ut dhe qeverisë, megjithatë u shpreh se ka sinjale që në orët e pasdites të realizohet edhe një takim mes Qeverisë dhe SASHK-ut në përpjekje për të arritur deri tek një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Në këtë takim pritet të marr pjesë edhe përfaqësuesja e Konfederatës Evropiane të Sindikatës së Arsimit, e cila po qëndron në Maqedoni në mbështetje të SASHK-ut, shkruan Alsat.
“Sot me ne është edhe përfaqësuesi i Konfederatës Evropiane të Sindikatës së Arsimit, njeriu i par i sindikatës europiane për Arsim, kolegia Suzan Floken e cila ka ardhur në mbështetje të grevës, dhe besojmë se do të na ndihmoj në negociatat me Qeverinë. Dua të theksoj se deri në këtë moment nuk kemi marrëveshje me qeverinë, presim takim në orët e pasdites, kemi sinjal për një takim të tillë. Pritjet tona janë në interes të nxënësve, çerdheve dhe atyre që janë në grevë. Është në interes të Republikës së Maqedonisë që Qeveria të pranoj kërkesat e SASHKU-ut, rritjen e pagës dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive”, tha Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut. /Alsat.mk