Konferenca “Bota e Autizmit”, Dr. Liri Berisha: Të dëgjojmë zërin e profesionistëve që sjellin shpresë për familjet që përballen me autizmin

Dr. Liri Berisha, presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, mbajti një fjalim gjatë konferencës së organizuar në Tiranë me temë “Bota e Autizmit”.


Ajo theksoi rëndësinë e dëgjimit të profesionistëve të fushës dhe përcjelljes së risive shkencore përmes mediave. Dr. Berisha u bëri thirrje profesionistëve të rinj që të përfitojnë nga eksperiencat dhe faktet e paraqitura në këtë format shkencor.

Në fjalën e saj, ajo vlerësoi traditën e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” në organizimin e konferencave dhe theksoi rolin e tyre të rëndësishëm në mbështetjen e botës së autizmit.

Dr. Berisha falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë në sjelljen e shpresës për familjet që përballen me këtë diagnozë dhe shprehu dëshirën që Tirana dhe fondacioni të jenë sërish mikpritës për projekte madhore në fushën e autizmit.

Pjesë nga fjala e znj. Liri Berisha:

Dua të theksoj fort se sot më shumë se kurrë, zëri i profesionistëve të vërtetë të fushës, dhe risitë e konferencave të tilla duhet të dëgjohen më shumë nga ju mediat, vetëm kështu do të përcjellim mesazhin e kolauduar shkencërisht dhe për rrjedhojë do të kemi qasjen e duhur në zgjidhjen e çështjeve që ne sot na mungojnë.

Do të doja që profesionistët e rinj të fushës, ata që janë sot në hapat e para të trajtimit të fëmijëve të vegjël me këtë fenomen, të bëhen sy e veshë ndaj profesionistëve më në zë që ka fituar sot ky format shkencor, dhe të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca dhe faktet që ata do të sjellin këto ditë në vendin tonë.

Fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’, siç e ka bërë traditë organizimin e konferencave të të gjitha profileve, do të vijojë të jetë zëri i tyre të gjithëve në botën e autizmit. Zëri i profesionistëve, i mjekëve, i akademikëve, i prindërve, si dhe i fëmijëve tashmë të rritur që artikulojnë kaq bukur dhe lirshëm mesazhet e tyre.

Në fillimin e punimeve të kësaj konference, dua të përcjell falënderim për të gjitha përpjekjet që po bëni, duke sjellë pak dritë dhe shpresë në familjet që vuajnë këtë diagnozë. Shpresoj që Tirana dhe fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’ të jenë sërish mikpritësit e projekteve madhore në botën e autizmit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme