Izraeli ka nisur një bombardim me 100 avionë të angazhuar njëkohësisht për sulme, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të zhvendosen në jug të Gazës. Sulmet izraelite shihen si një shenjë se pushtimi tokësor është afër.
“Gjatë orëve të fundit kemi shtuar sulmet në Gaza. Forcat Ajrore sulmojnë gjerësisht objektivat nëntokësore dhe infrastrukturën terroriste. Në vijim të aktivitetit sulmues që kemi zhvilluar gjatë ditëve të fundit, forcat tokësore po zgjerojnë aktivitetin tokësor pasditen e sotme. IDF po punon fuqishëm në të gjitha dimensionet për të arritur objektivat e luftës”,- komentoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, duke u bërë thirrje banorëve të qytetit të Gazës të lëvizin në jug.
Ndërkohë bombardimeve u është përgjigur edhe Hamasi duke hedhur raketa në një pjesë të madhe të qyteteve izraelite. Mediat e huaja raportojnë se Hamas u ka bërë thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor që të rrëmbejnë armët e të dalin në rrugë. Raportohet se për situatën e krijuar është informuar edhe presidenti amerikan Joe Biden.