Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 29 persona janë diagnostikuar me koronavirus së fundi në Turqi, duke e çuar në 47 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.
Ai tha se rastet e reja erdhën si pasojë e kontakteve me botën, më saktësisht me Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme dhe Evropën. Ministri gjithashtu njoftoi se tre të infektuar kishin ardhur nga vizita e Umres në Arabinë Saudite.
“Kontakti me botën do të vazhdojë të paraqesë rrezik”, tha Koca, duke e theksuar rëndësinë e zbatimit të masave parandaluese në mënyrë të prerë, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
“Secili diagnostikim i ri është pikëllues, por paraqet siguri për ju. Në rastin e përhapjes, gjërat dalin nga kontrolli përmes panikut. Masat dhe paniku janë të kundërta me njëra-tjetrën. T’i mbajmë të forta masat”, shtoi ai.
Sipas faqes “Ëorldometer”, në botë janë mbi 88 mijë e 500 persona të infektuar me koronavirus. 93 për qind e tyre ndodhen në gjendje relativisht të mirë, ndërsa 7 për qind në gjendje kritike.