Konfirmohet grupi i serbëve që do të punojë në statutin e Asociacionit

Sakte.net /e enjte, 08 Shtator 2016  / 17:04

Në Bruksel të hënën është paraqitur Ekipi Menaxhues që do të punojë në Statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Siç ka raportuar dje Klan Kosova nga burime brenda Qeverisë, ky grup do të përbëhet nga Dejan Radojkoviq, Igor Kalamar, Vinka Radosavljeviq dhe Svetislav Durlević, ndërsa këtë grup do ta koordinojë Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, shkruan Blic, transmeton Klan Kosova.

Ministri Mariq u ka thënë gazetarëve në Bruksel, se ekipi i menaxhimit është formuar javën e kaluar dhe të enjten e ka prezantuar para institucioneve të Bashkimit Europian.

“Procesi ka filluar me mbështetjen e plotë të qeverisë në Prishtinë, gjë që është e rëndësishme për ne. Më në fund, ka filluar puna profesionale në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, dhe zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes”.

Mariq po ashtu ka thënë se nuk ka ndonjë afat të paracaktuar kohor për punën e këtij ekipi në statutin e këtij Asociacioni dhe se nga themelimi i Bashkësisë, gjërat në Kosovë do të ndryshojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme