Konfirmohet vdekja e kampionit të kërcimeve nga “Ura e Fshenjtë”

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar për vdekjen e Sali Riza Gërqinës, trupi i të cilit po vazhdon të kërkohet edhe sot.

“Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike, u bë lajm i shtypit e mediave më të njohura botërore duke e promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë traditën shekullore të legjendave e trimave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij”, ka njoftuar Kusari-Lila.

“Saliu humbi jetën, aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshejt. Trupi i të ndjerit ende nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit e FSK do të vazhdojnë kërkimin sot gjatë ditës”, thuhet më tej në këtë postim.
“Në emër të Komunës së Gjakovës, në emrin tim personal, ngushëllime familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve. Prehu në paqe kampion!”

© KOHA. T

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme