Konfiskohen 26 kg ari dhe arrestohen 8 persona të dyshuar për kontrabandim

Policia e Kosovës, gjatë një aksion të realizuar dje në 50 lokacione të argjendarive, ka sekuestruar 26 kilogramë ari, 33 kg argjend, tri vetura, një autobus si dhe një shumë parash në vlerë prej 1800 euro.

Në një konferencë për media, është bërë e ditur se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Doganën, Inspektoratin dhe Ministrinë e Tregtisë, raporton KP.

Drejtori i Drejtorisë për hetimin e krimeve, Rexhep Fetahu, ka thënë se në shtatë rajone janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme dhe janë arrestuar persona, të cilët kanë qenë të përfshirë në kontrabandim me mallra.

Ai ka treguar se nga ky aksion janë arrestuar 8 të dyshuar, ndërsa ka akoma persona të tjerë që janë duke u hetuar.

“Operacioni nuk është realizuar në veri të vendit”, pasi sipas Fetahut, “nuk ka pasur dyshime”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme