Konfiskohen 450 mijë copë cigare të kontrabanduara

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se njësistet e saj në dy raste të ndara kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara.

“Fillimisht, në pikë kalimit kufitar të Hanit të Elezit njësit e doganës së bashku Policinë e Kosovës gjatë një operacioni të përbashkët kanë gjetur sasi të konsiderueshme të cigareve. Fillimisht janë gjetura të fshehura në kabinën e shoferit të një maune dhe në sirtarë të jashtëm të rimorkios një sasi e duhanit, pastaj kamioni është dërguar për kontroll detal ku në tërësi janë gjetur 50,000 copë cigare”, thuhet në kumtesë.

Sipas njoftimit, të enjten njësitet e anti-kontrabandës kanë ndërmarrë një operacion për cigare dhe produkte të duhanit në qytetin e Podujevës.

Në ketë aksion kanë marrë pjesë një numër i madh i zyrtarëve doganor ku dhe janë kontrolluar 10 lokale dhe janë konfiskuar 11400 copë cigare të llojeve të ndryshme pa banderolë.

Gjatë kësaj periudhe raportuese dogana ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të cigareve rreth 450.000 copë cigare si dhe duhan i grirë rreth 200 kilogramë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme