Konfiskohen 7 pasuri me sipërfaqe mbi 15 mijë metër katror me urdhër të GJKKO, u përfituan nga veprimtari kriminale

Policia e Lezhës ka konfiskuar 7 pasuri të llojit arë me sipërfaqe 15028 metër katror, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.


Sipas policisë, 2 nga parcelat e konfiskuara dodhen në bregun e lumit Drin, ndërsa 5 të tjera në Ishull Shëngjin.

Ndërkohë policia nuk ka dhënë detaje mbi personin që ka në pronësi pasuritë e konfiskuara apo akuzat që mund të rëndojnë ndaj tij.

NJOFTIMI

Lezhë/Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.

Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme