Konfiskohen armë në Shkup, arrestohen dy persona

SPP Shkup ka bërë kallëzim penal kundër shtetasve I.A.(36) dhe B.S.(35), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më datë 16.05.2023 në Shkup, zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën e pasagjerëve BMW, e cila drejtohej nga I.A. dhe B.S. ka qenë pasagjer, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar tre pistoleta tip “Crvena Zastava”, tre karikatorë dhe disa fishekë të kalibrit 7.62×25 mm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme