Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut më 27.01.2025 gjatë një kontrolle rutinore kanë ndaluar një automjet, ku pas kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar: një armë e llojit AK-47, një karikator, pesë fishek të kalibrit 7.62 mm si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar personi S.D. 52-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. I njëjti, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve’ “, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se këto aktivitete policore pasqyrojnë përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Ndërkaq, në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë.