Policia e Kosovës përmes raportit të sotshëm bën të ditur se dje në Pejë, në orën 21:00, DHKEK- DPP në Prishtinë me urdhëresë të Gjykatës ka organizuar dhe zbatuar planin operativ ,,Aparatet”, në bashkëpunim me njësitet e tjera, me ç’rast ka kontrolluar tri lokacione, transmeton koha.net.
Raporti saktëson se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar aparate të lojërave të fatit, që dyshohet të jenë të kontrabanduara si dhe të palicencuara. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull, K-shqiptar, dhe ai me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
© KOHA.