Gjatë kontrollit në rajonin e Velesit, policia ka gjetur dhe sekuestruar arsenal të armëve dhe municion kurse ka arrestuar dy persona nga fshati Jabollçishtë i Poshtëm, komuna e Çashkës. Në shtëpinë e të arrestuarve M.Z 86-vjeç dhe M.Z 41 vjeçare janë gjetur pushkë gjuetie “Bajkall”, një pushkë gjuetie “Zastavë e kuqe”, karabinë “Hemerles”, dy nishane optike për pushkë, armë sinjalizuese me dritë dhe zë, pistoletë , 146 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 21 fishekë gjuetie, dy korniza për pistoletë, karabin “Zastavë e kuqe” i çmontuar në pjesë dhe karabin pa shenjë.
Gjithashtu me urdhër të Gjykatës Themelore Veles është kontrolluar edhe shtëpia e J.Z. gjithashtu nga fshati Jabollçishtë i Poshtëm, komuna e Çashkës, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “Bajkall” dhe 20 fishekë për pushkë. /alsat.mk