Një person nga Sllupçani është arrestuar pasi policia gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objekteve tjera ku banonte i njëjti, ka gjetur armë dhe municione. Nga MPB njoftojnë se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
“Sot (07.09.2023) në ora 14:30, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme dhe SPB Kumanovë – Departamenti për trafikim të paligjshëm të drogës dhe armëve, me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë dhe objektet tjera të Z.I. (49) në fshatin Sllupçan, komuna e Likovës. Gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë pistoleta të markave të ndryshme, shtatë korniza fishekësh, një pushkë pneumatike “Ecol” me optikë për pushkën, rreth 2500 fishekë të kalibrave të ndryshëm 9 mm, 7.62 mm dhe 6.35 mm, 64 raketa piroteknike…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.