Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy persona përfundojnë në spital, tre të tjerë shoqërohen nga policia

Një konflikt i nisur për motive të dobëta është shndërruar në përplasje fizike në një lokal në Pogradec, ku gjatë sherrit janë përdorur edhe gota si mjete për goditje.


Si pasojë, dy persona, identifikuar me inicialet M. Xh. dhe K. N., kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton gjithashtu se tre të tjerë, me inicialet A.K., N.Ç dhe D.Xh, janë shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme lidhur me ngjarjen.

Pogradec / Informacion paraprak

Në lagjen nr. 1, Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, janë dëmtuar me gota shtetasit M. Xh. dhe K. N., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit A.K., N.Ç dhe D.Xh, janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme