Konflikt mes dy familjeve në Durrës, plagosen dy persona! Shpallet në kërkim autori


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, ku një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me dy persona të plagosur.

Sipas burimeve nga policia, dy familje që banojnë pranë njëra-tjetrës janë përfshirë në një përplasje fizike, e cila ka degraduar në dhunë.

Si pasojë, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit janë transportuar dy persona, njëri prej tyre i plagosur me thikë, ndërsa tjetri ka marrë dëmtime nga sende të forta.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij dhe po punon për kapjen, dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Ndërkohë, shkaku i përplasjes mes dy familjeve ende nuk është bërë i ditur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme