Konflikti në një zyrë elektorale në zonën e “Ali Demit”, gjenden dy plumba të paplasur! Policia jep detajet e para

Detaje të reja janë zbuluar nga konflikti në një zyrë elektorale në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku në vendngjarje janë gjetur dy plumba të paplasur.


Sipas policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarje është konstatuar se xhami i zyrës është dëmtuar me sende të forta.

Gjithashtu, raportohet se shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.

Ende nuk është bërë e qartë shkaku i konfliktit dhe personat e përfshirë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme