Konflikti te hotel “Regina Palm” në Vlorë/ Detyrim paraqitje për Luan Muçën, në qeli pronari i “SWAT Security” – lirohet njeriu i Vasil Bedinajt që shtiu me armë

Detyrim paraqitjeje është masa e sigurisë që ka caktuar gjykata për Luan Muçën, pronarin e ‘Delta Group’ pas sherrit të armatosur me Vasil Bedinajn te ‘Regina Palm’ në Vlorë.

Për Mandrit Lleshajn, pronarin e ‘SWAT Security’, rojet e së cilës e shoqëronin Muçën, gjykata vendosi arrest me burg, masë kjo e caktuar edhe për shqiptarin nga Kosova, Blerim Hetën e Klaudio Lleshajn.

Për Angjelo Breshanin, njeriun e Bedinajt i cili qëlloi me armë zjarri drejt automjetit ‘Range Rover’-it, u vendos arrest shtëpie.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të saj

Sipas pretendimeve shkak për ngjarjen është bërë një gjobë prej 5 milionë eurosh, për të cilën biznesmeni Vasil Bedinaj ka akuzuar Luan Muçën. Ky i fundit në dëshminë e tij ka kundërshtuar pretendimet për gjobë duke pretenduar se konflikti kishte ndodhur për shkaqe pronësie në bregdetin e jugut. Sipas tij lidhur me pronën shkak i konfliktit janë pretendimet lidhur me ligjshmërinë e dokumentacionit.

Pas konfliktit në ambientet e hotelit dy prej personave të përfshirë janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës, ndërkohë nga hetimet u mësua se dy persona të tjerë nga grupi i përfshirë në konflikt ishin punonjës të policisë ushtarake, ndaj të cilëve u mora masa e pezullimit.

Konflikti ngjalli reagime të shumta, ndër të cilat dhe ai i kryeministrit Rama, ndërsa Policia dhe Prokuroria thanë se po bënin një hetim të thelluar lidhur me ngjarjen. Sipas Ramës konflikti ishte për një tokë shtetërore, të cilën sipas tij do e rimarrë shteti për ta kthyer në ullishte.

The post Konflikti te hotel “Regina Palm” në Vlorë/ Detyrim paraqitje për Luan Muçën, në qeli pronari i “SWAT Security” – lirohet njeriu i Vasil Bedinajt që shtiu me armë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme