Konflikti te ish-Uzina Mekanike, dyshimet për falsifikimin e dokumenteve, 4 institucione rrëzojnë pretendimet e Bujar Dostit! AKP: Nuk kemi privatizuar rrugën!

Privatizimi i Godinës nr.2 i Ish-Uzinës Mekanike dhe Gjeologjike në vitin 1999 nga Bujar Dosti është shoqëruar me disa procese gjyqësore me pronarët e tokës.


Por, familja Dosti ka arritur ta sigurojë atë privatizim, edhe pse Gjykata e Lartë e ka zhbërë si vendim. Gazeta “Panorama” ka siguruar dosjen e plotë me dokumentacion, të cilat janë depozituar në Policinë e Shtetit, por edhe në prokurori.

Por ajo që bie në sy nga shkresat zyrtare është fakti se Bujar Dosti pretendon se ka pronësinë dhe të rrugës, duke e përfshirë këtë sipërfaqe që në dokumentet pronësore, por në genplanet e institucioneve shtetërore kjo pronë, figuron si “Rrugë e lirë”.

PRONA DHE KONFLIKTI

Konflikti me banorët e pallatit të ri ka lindur për pretendimin e pasjes në pronësi të 629 metra katrorë, që është rruga ekzistuese, sipërfaqe që në dokumentet zyrtare figuron të jetë shënuar specifikisht “Rrugë e lirë për kalim”. Në një shkresë zyrtare, më datë 16.06.2000, Agjencia e Kombëtare e Privatizimit i është përgjigjur ankimimit të një qytetari, në të cilin sqaron se: “Genplani i objektit të privatizuar për rrugët e brendshme është bërë shënimi citojmë: V.O; Rrugë të lihen të lira për qarkullim”.

Ky institucion sqaron në dokumente se kjo Agjenci nuk privatizon rrugët. “Në përgjigje të kërkesës suaj Nr.1253, prot. datë 31.05.2000, lidhur me bllokimin e rrugës se brendshme në territorin e Uzinës Mekanike Gjeologjike Tiranë, ju sqarojmë: Ne privatizimin e objektit “Objekti nr.2 (sonda, pompa, artikujt e imëta, zyra, laboratori)”, Agjencia Kombëtare e Privatizimit nuk ka privatizuar së bashku me ketë objekt rrugën e brendshme me emërtimin “Rrugë e lirë”. Në genplanin e objektit të mësipërm për mugët e brendshme është bërë shënimi, citojmë “V. O. Rrugët të lihen të lira për qarkullim”.

Në këto kushte për zgjidhjen e problemit tuaj, të bllokimit të rrugës nga persona të tretë, drejtojuni organeve kompetente, pasi siç ju sqaruam më lartë, Agjencia Kombëtare e Privatizimit nuk ka objekt të punës së saj privatizimin e rrugëve”.

BASHKIA E TIRANËS

Edhe Bashkia e Tiranës në një shkresë të vitit 07.12.2001 ka sqaruar se nuk njeh pronësinë mbi rrugën e kalimit dhe se në genplan, por edhe në dokumentet të tjera është lënë shënim specifik për këtë pronë, që rrugët e brendshme të mos bllokohen, por të jenë të lira për qarkullim.

“Në përgjigje të kërkesës suaj me Nr. A-428 prot., dt.23.11.2001, ju sqarojmë se: Për problemin që ju parashtroni lidhur me bllokimin e rrugës së brendshme në territorin e Uzinës Mekanike Gjeologjike Tiranë, Drejtoria e Urbanistikës Ligjore ka bërë konfirmimin e zonës për efekt çmimi, duke e pasqyruar në genplanin përkatës, ku për rrugët e brendshme është lënë shënimi: ‘V.O. rrugët e brendshme të lihen të lira për qarkullim’” – thuhet në letrën e Bashkisë së Tiranës.

ali dem blloqe betoni hyrje pallati Bujar Dosti Erald Dosti

PAGESA DHE KTHIMI I PARAVE

Ndërkaq, në një shkresë drejtuar Bujar Dostit më datë 26.11.2001, Agjencia Kombëtare e Privatizimit i ka kërkuar këtij shtetasi që të paraqitet për të tërhequr pagesën që ka bërë sipërfaqen 629 m2 që përkon me truallin e rrugës. Ndërkohë që i është paraqitur dhe saktësimi i kufijve për pronën që ka privatizuar nga ish-Uzina e Mekanikës dhe Gjeologjisë në Tiranë.

“Mbasi u njohëm me hartën treguese të dërguar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tirana 1, sipas shkresës Nr.1114/1 prot., datë 21.11.2001 dhe me gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me privatizimin e objektit nr.2 (sonda, pompa, artikuj të imët, zyra e laboratorit, lavazhio) të Uzinës Mekanike të Gjeologjisë Tiranë dhe truallit të tij, ju bëjmë të ditur se: Për saktësimin e kufijve të sipërfaqes së truallit prej 5541 m2 të privatizuar nga ana juaj me kontratën e shitjes së lidhur me AKP-në, datë 21.12.1999, i jemi drejtuar Bashkisë Tiranë (Drejtorisë së Urbanistikës) me shkresën Nr. 2968/1 Prot., datë 26.11.2001. Lidhur me pagesën e bërë nga ana juaj për sipërfaqen prej 629 m2 në shumën 754.800 lekë, ju njoftojmë se duhet të paraqiteni pranë Sektorit të Financës së këtij institucioni për të bërë tërheqjen e kësaj pagese”, – thuhet në dokumentin e firmosur nga drejtoresha e AKP, Kozeta Fino.

MOSNJOHJA E PRIVATIZIMIT

Një tjetër institucion ka certifikuar anomalinë me privatizimin e godinës nr.2 në ishUzinën e Mekanike dhe Gjeologjisë, bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronave Publike, e cila me një shkresë të vitit 2019 sqaron faktin se “rruga” e pretenduar nga Bujar Dosti, nuk është pjesë e privatizimit që ka kryer Agjencia Kombëtare e Privatizimit në vitin 1999.

“Në vijim të kërkesës tuaj nr. 2959 prot., datë 28.01.2018, administruar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, me nr. 147 prot., datë 30.01.2019, ju informojmë se: Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike ka trashëguar nga ana e ishAgjencisë Kombëtare të Privatizimit një arkivë për objektet dhe trojet e tyre të privatizuara nga këto institucione. Në bazë të dokumentacionit të gjendur në këtë arkivë rezulton kontrata e shitjes Nr. 7598, Rep., nr. 2188 Kol, datë 21.12.1999 me palë shitëse Agjencia Kombëtare e Privatizimit, palë blerëse Bujar Dosti me objekt shitjen e truallit sipërfaqe funksionale për ushtrimin e aktivitetit të objektit “Objekti Nr. 2 (sonda, pompa, artikujt e imët, zyrat e laboratori, lavazhio)” të U.M. të Gjeologjisë Tiranë me sipërfaqe gjithsej 5541 m². Referuar shkresës Nr. 1253/1 Prot., datë 16.06.2000 të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit kopje të së cilës na e keni dërguar bashkëlidhur, rezulton se në privatizimin e objektit “Objekti Nr. 2 (sonda, pompa, artikujt e imët, zyrat, laboratori)”, Agjencia Kombëtarë e Privatizimit nuk e ka privatizuar së bashku me këtë objekt rrugën e brendshme me emërtimin “Rrugë e lirë”, – duhet në letrën e firmosur nga vulosur nga drejtori i kësaj, drejtorie, Endri Duçka.

Ndërkaq, një tjetër institucion i vënë në lëvizje pas ankesave të shumta është dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Tiranë, e cila me një shkresë më datë 26.04.2019 ka kërkuar nga shtetasi Bujar Dosti të paraqesë dokumentacionin e detajuar për privatizimin e vitit 1999 dhe pretendimet se ka pronësinë dhe mbi rrugën.

“Referuar kontratës së mësipërme citohet blerja e sipërfaqes 5541 m², skica bashkëlidhur se cilës ka përfshirë dhe sipërfaqen e pretenduar prej shtetasit të mësipërm ‘rrugë e lirë’. Ndodhur në këto kushte jeni të lutur të na përcaktoni grafikisht dhe në metra katrore sipërfaqen totale 5541 m², si dhe në mënyrë të detajuar 1) sipërfaqen e objekteve (truall i zënë nga objekte), 2) sipërfaqen e truallit funksional si dhe (3) sipërfaqen e rrugës së lirë, e cila nuk është përfshire në objektin e blerjes se kontratës, brenda konturit të genplanit të Kontratës së Shitjes nr. 7598/2188, dt. 21.12.1999, me not. A.Mallkuci”, – thuhet në shkresën e firmosur nga drejtori i ZRPP, Elion Semanaj.

ali dem blloqe betoni hyrje pallati Bujar Dosti Erald Dosti

PLANI I RILEVIMIT

Ndërkohë që në dosjen e dorëzuar në organet e zbatimit të ligjit, rezulton dhe një Plan Rilevimi, i realizuar nga studio ligjore topografike “Bylis”, e cila hedh dritë dhe mbi sipërfaqen reale të pronës së privatizuar nga Bujar Dosti, ku rruga është jashtë sipërfaqes së privatizimit. Madje, ngrihen dyshime për mospërputhje dhe të volumeve ndërtimore.

“Sipërfaqja e objektit nr.2 ishuzina gjeologjikë në rrugën ‘Ali Demi’ përbehet nga sipërfaqja funksionale 2420 m² dhe sipërfaqja nën objekti 2773 m² sipërfaqja rruga sipërfaqja rruga 977m². Objekti i lartpërmendur i shënuar në genplan me sipërfaqeje totale 5541 m2 me objektin në fakt ka një ndryshim prej 348 m² çka është pasqyruar në kartelën pasurisë 1/ 376. Kjo mospërputhje sipërfaqeje ndërtimore, e cila nga 3084 m² është 2773 m². Sipërfaqja rrugës 977 m³ është jashtë sipërfaqes së genplanit të privatizimit”, – thuhet në hartën e rilevimit dhe në shënimet e bëra nga studio topografike “Bylis” në vitin 2014.

/Gazeta Panorama

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme