Një konflikt për një grumbull gurësh mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Rremull në Mat.
Në afërsi të banesave së tyre, Romeo Lika 44 vjeç ka goditur me mjete të forta në kokë vëllain e tij shtetasin F.L 55 vjeç.
Ky i fundit, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Romeo Lika, i cili rezulton edhe më parë i dënuar për vjedhje.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.