Kongresmeni amerikan, Peter Roskam, në një intervistë për Washingtonexaminer, ka folur për Kosovën dhe se si kishte mësuar për vrasjen e prindërve të një fotografi kosovar punëtor i ambasadës amerikane, nga forcat serbe.
Ai ka shpjeguar se njeriu sa më shumë që bashkëvepron aq më shumë mëson rreth demokracive në zhvillim, transmeton Express.
“T’ua them një histori të shkurtër, ishte një punëtor kosovar në Ambasadën e SHBA-së. Ai ishte fotograf dhe po bënte fotografi në një numër takimesh dhe e pyeta sa gjatë kishte që po punonte për Ambasadën dhe se çfarë ia kishin zgjuar interesimin këto gjera. Më pas mësova se dy dekada më parë, të dy prindërit e tij ishin ekzekutuar nga një forcë e milicisë serbe. Ishte kthjellje për mua të dëgjoja se sa më shumë se bashkëvepron me njerëzit në demokracitë në zhvillim, aq më shumë e kupton se historitë e tyre të së kaluarës nganjëherë janë të mbushura me dhunën e vërtetë dhe akthin e vërtetë” ka thënë ai.