Konjare, vazhdojnë punimet në gurore pavarësisht ndalesës

Gazetare: Ajnur Bafqari

Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor solli vendim që të ndërpriten gërmimet për burime minerale në Konjare të Poshtme.  Respektivisht koncesioneri, në 60 ditët e ardhshme e ka të ndaluar që të gërmojë për rërë dhe zhavor afër lumit Pçinja. (atmosferë) Por pavarësisht vendimit, Kompania vazhdon punën në terren, ndërsa qytetarët, të revoltuar vazhdojnë protestën për të tretën ditë me rradhë. Ata kërkojnë prej institucioneve që të ndërmarrin masa.

“Siç e shihni, edhe përskaj vendimit të marrë nga ana e inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor për ndalesë të përkohshme të gërmimeve, koncesioneri vazhdon edhe më tej që të gërmojë. Kërkojmë prej inspektoratit shtetëror dhe organet kompetente të dalin në terren dhe të konfirmojnë gjendjen faktike për ndalesën“, u shpreh një qytetar.

“Ja ku e kemi vendimin në dorë, ata edhe më tej vazhdonë, asnjë institucion nuk del të na kontrollojë edhe nervat po na humben, mund të vijë deri në incidenti. Ne lutemi të dalin të gjitha institucionet, se koncesioni I është marrë prej ministrisë së ekologjisë, ata po vazhdojnë Akoma të gërryejnë. Ju lutemi edhe njëherë sa më shpejtë të dilni t’I ndërprisni se do të vijë deri te incidenti, nëse ka nevojë një muaj edhe dy muaj do të rrijmë këtu, por me gërry, ne nuk do të lejojmë të kalojnë këtej”, shtoi qytetar.

Kërkuam përsëri qëndrim nga inspektorati lidhur me këtë çështje nga ku sqarojnë se koncesioneri përveç ndalesave ka edhe obligime që të ndërmarrë masa sipas elaboratit për mjedis jetësor.

“Në afat prej 90 ditëve, prej pranimit të vendimit, nëse Inspektorati Shtetëror për mjedis jetësor vërteton se nuk po veprohet në pajtueshmëri me vendimin, do të dorëzojë kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje deri te organi kompetent, sipas nenit 200, paragrafi 4 i ligjit për mjedis jetësor”, thanë nga Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor.

Banorët e Konjares disa ditë me rradhë protestojnë kundër gërmimeve të burimeve minerale, për shkak se theksojnë që ato po e dëmtojnë ujin e pijshëm, tokën bujqësore, ajrin si dhe po e rrezikon jetën e banorëve të kësaj ane. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme