Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij gjerman, Heiko Mass.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se e ka informuar homologun e tij për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Kobnjufca po ashtu tha se me Mass ka biseduar edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve, nga ku ka kërkuar nga ai mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Postimi i plotë:
Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Z. Heiko Mass.
Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë.
Kësaj radhe me z. Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit.
Ndër të tjera e kam informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave.
Në fund i kam shprehur mirënjohje Z.Mass dhe i kam treguar që i gëzohemi faktit që Gjermania e merr udhëheqjen e radhës të BE-së në korrik.