Konjufca: Kosova e hapur për kriminelë serbë, e mbyllur për shtetas të Shqipërisë

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kërkuar përgjigje nga institucionet se kush ka urdhëruar ndalimin dhe qëndrimin e aktivistëve të Vetëvendosjes në Kosovë vetëm pse i përkasin këtij subjekti politik.

Konjufca po ashtu ka kërkuar nga presidenti, kryeministri e ministri i Punëve të Brendshme që të tregojnë se me cilin vendim Dejona Mihali ka shkelur rendin publik, sigurinë publike, shëndetin publik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas tij zyrtarët serbë vijnë në Kosova herë me leje e herë pa leje, derisa qytetarëve të Shqipërisë u ndalohet hyrja në Kosovë, raporton zëri.info.
“Këto veprime të dyfishta, dera e hapur për kriminelët serbë, e dera mbyllur për qytetarët e Shqipërisë po na kthen në vitet e 90-ta”, tha Konjufca, duke shtuar se Qeveria e Kosovës po i trajton aktivistët e VV-së nga Shqipëria sikurse në vitet e 80-ta e 90-ta që Jugosllavia i trajtonte qytetarët e Shqipërisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme