Konjufca: Nga Telekomi përfituan Monako dhe pushteti!

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se prej Telekomit të Kosovës kanë përfituar tri partitë në pushtet, PDK, AAK dhe NISMA.

Konjufca në një konferencë për media ka thënë se sot janë bëtë një vit prej kur Qeveria e Kosovë s’me inicimin e Vetëvendosjes ka miratuar rezolutën për Telekomin.

“Para pak ditësh auditori i përgjithshëm e ka botuar një raport voluminoz i cili ka gjetur disa skandale dhe raste prapa të cilave mund të fshihen afera të mëdha korruptive sa i përket Telekomit”, tha mes tjerash Konjuca, njofton Zeri.

Sipas tij, vetëm raporti i auditorit është realizuar prej të gjitha pikave që parasheh rezoluta e miratuar para një viti për Telekomin. Për këtë Konjufca bëri thirrje që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Telekomin e Kosovës. 

“Gjetja më e rëndësishme e auditorit të përgjithshëm që konsiderojë është praktika Sim to Sim, praktikë kjo që ndodh në trafik dhe shmang’ja e trafikut përmes asaj që e ka zbulu auditori. Auditori thotë që nëse 90 për qind e numrave që e zbatojnë këtë praktikë vijnë prej operatorit MVNO5, pra janë numra të Z-Mobile”, tha ai.

Konjufaca tha se në kontraten mes këtyre dy kompanive, Z-Mobile dhe Valës, thuhet se nëse gjendet një praktikë e tillë, atëherë Telekomi ka të drejtë automatikisht ta shkëputë kontratën.

“Nëse vërehen shkelje të tilla siç ka ndodhur kjo mes dy kompanive e qe është verifikuar edhe nga auditori. Qeveria e Kosovës i ka të gjitha argumentet për ta shkëputur një kontratë të tillë. E ka rezolutën në fuqi, i ka gjetjet e auditorit për shkeljet që i ka bëRë Z-Mobile”, ka theksuar Konjufca.

Sipas tij, prej Telekomit të Kosovës ka përfituar Monaco, Z-Mobile, PDK, AAK dhe Nisma si dhe grupe tjera te interesit.

“Vetëm Kosova nuk ka përfituar. Të gjithë këta fitojnë miliona. Ndërsa Telekomi i Kosovës aktualisht është i zhytur në borxhe”, tha Konjufca.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme