Konjufca: Presidenti është tërhequr nga Projektligji për FSK-në

Shefi i Grupit parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kuvendit tha se që një muaj e gjysmë Kuvendi s’po arrin t’i kalojë pikat e caktuara

Ai po ashtu deklaroi se Kuvendi i Kosovës nuk po funksion në kuadër të parametrave që i ka me Kushtetutë. Sipas tij, Kuvendi po merret me pikat e rendit të ditës që ishin paraparë me 9 shkurt, raporton Telegrafi.

Konjufca tha se as sot nuk e kanë pasur në rend dite Projektligjin për FSK-në dhe sipas tij, siç duket edhe presidenti është tërheqë nga ky projektligj.

“Deri diku para 10 ditësh kemi pas deklarata nga presidenti që ligj do të bëhet me çdo kusht, ndërkaq javën e kaluar ai e zbuti deklaratën se FSK-së do të bëhet ushtri në koordinim me ndërkombëtarët”.

Konjfuca foli edhe për kthimin e Listës serbe në Kuvend. Ai tha se ata janë kthyer në Kuvend për shkak të mos humbjes së mandatit të tyre si deputet. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme