Konjufca rrëfen se si u shkarkua Drejtori i AKI-së dhe për njeriun që zbuloi keqpërdorimet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Galuk Konjufca ka thënë se në Kuvend po prezantohet qeverisja e mirë, demokratike, e sundimit të ligjit.

Këtu menjëherë ai është lidhur me shkarkimin e ish-drejtorit të AKI-së, Agron Selimaj, emërimin e Driton Gashit si drejtor në këtë pozitë, dhe njeriun që zbuloi keqpërdorimet në AKI, për çka ndodhi edhe shkarkimi i Selimajt, njofton Klan Kosova.

“Duke parë Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, ajo tregon se çka po ndodh në Kosovë. Para pak ditësh e kemi pas atë që në opinionin publik u quajt “dorëheqje e drejtorit të AKI- Agron Selimaj”, por kjo ngjarje e ka mbuluar një ngjarje tjetër, që ka qenë shkarkimi i Selimjat”, ka thënë Konjufca.

“Në AKI ka ndodh diçka që nuk është bërë publike. Ekziston atje një proces i auditivit të AKI-së, këtë proces e ka udhëheq një zotëri i quajtur Naim Ibrahimaj, një qytetar shumë i mirë i Kosovës, një auditor shumë profesional e që nuk kemi shumë, një patriot që donte ta kryejë punën e tij pa ndikime politike, është suspenduar para pak ditëve nga kjo qeveri”.

“Pse është suspenduar Naim Ibrahimaj? Ai u suspendua sepse në AKI zbuloi tre gjëra të rrezikshme për këtë pushtet”.

Së pari ka zbuluar se në AKI janë keqpërdorur 246 mijë euro, atë e kanë pasur vetëm dy persona në Kosovë, Kryeministri Isa Mustafa dhe President Hashim Thaçi. Është një raport 13 faqe me keqpërdorime në AKI”, pohoi Konjufca në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“E dyta, pranimi i tetë personave pa kurrfarë testi dhe kurrfarë konkursi dhe pa intervistë. Atje të fusin kështu në inteligjencë, për të kryer detyra partiake, jo shtetërore. Kërkojë nga zoti Ibrahimaj ta publikojë këtë raport”.

“Kur shohin kryeministri dhe presidenti, e shkaktojnë drejtorin Agron Selimaj . Ky që është shkarkuar nuk është mëkat i madh i qeverisë, ai ka qenë një far poltroni. Por e keqja është se një shkon, vjen tjetri, Driton Gashi” shtoi me tej Konjufca.

“Pas heqjes së Selimjat, këta e heqin edhe Naim Ibrahimajn që ka tregu keqpërdorimin. Ai është suspenduar, nuk ka mbrojtje, e këtë e kanë bërë për me ju dhënë mesazh atyre që punojnë ndershëm që janë të paktë. Naim Ibrahimaj e ka publiku edhe tenderin e dhënë ndaj djemve të Mustafës”, ka përfunduar Konjufca.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme