Konjufca uron Kurban Bajrami: Gëzim e shëndet, paqe, mirësi e begati në familjet tuaja

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurban Bajrami sjellë sakrificë dhe solidaritet.

“Në këtë frymë, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë të bekuar! Uroj që në këtë ditë të shenjtë dhe përgjithnjë, në shpirtin e secilit të frymojë mirësia e përkujdesja, mirënjohja për çka kemi dhe zemërgjerësia ndaj atyre që nuk kanë”.

“Mesazhi i kësaj feste na fton të reflektojmë për të kuptuar thelbësisht vlerën e sakrificës si themel të bashkësisë shoqërore dhe njerëzore. Kjo ditë na tregon se shtrirja e dorës ndaj atyre më në nevojë mes nesh, e zgjeron shpirtin dhe ai gjen vetveten te kjo përfshirje barazitare, përkundër përjashtimit. Gëzim e shëndet, paqe, mirësi e begati në familjet tuaja!”, ka thënë Konjufca. /Klankosova.tv

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme