Me fillimin e vitit të ri ka nisur shpallja e konkurseve për realizimin e punësimeve të reja.
Qeveria ka projektuar buxhet për punësime në disa drejtori por edhe institucione të tjera, duke mos qenë shifra të larta.
Bëhet e ditur se këto punësime kryesisht do të përfshijnë aktivistë partiak, që së fundi kanë qenë të pakënaqur nga LSDM lidhur me mosrealizimin e punësimeve të reja, përveç kontratave menaxheriale nëpër disa dikastere ministrore, për aktivistë të shoqërisë civile dhe aktivistë të ish-lëvizjes qytetare “Revolucioni Laraman”. Një pjesë e tyre u përfshin si zëdhënësa, këshilltarë, ekspertë IT dhe shërbime tjera.
Por tani ka dalur konkursi i parë për aktivistët e niveleve të ulta. Bëhet fjalë për një konkurs nga Ndërmarrja publike për Rrugët e Maqedonisë, e cila ka shpallur konkurs për 93 të punësuar.
Konkursi do të zgjas deri më 9 maj. 74 vende janë paraparë për inkasantë në pikat e pagesës rrugore, ndërsa pjesa tjetër për punësim në sektorin për kontroll të komunikacionit.
Këto punësime janë realizuar për shkak se një pjese të të punësuarve me kontrata, u kanë skaduar ato dhe se është shpallur konkurs edhe për shtimin e numrit.