Konstatatohen mangësi dhe parregullsi në veprimet ndaj denoncimeve për dhunë në familje në rastin e 31-vjeçares Ivana Jovanovska

Gazetar: Petar Çausheski

Inspektimi i Jashtëzakonshëm i Ministrisë së Politikës Sociale në Qendrën për Punë Sociale në Shkup ka konstatuar mangësi dhe parregullsi në veprimet ndaj denoncimeve për dhunë në familje në rastin e 31-vjeçares Ivana Jovanovska, e cila tragjikisht humbi jetën duke u hedhur nga ballkoni së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare në lagjen Karposh.

“Gjatë inspektimit u konstatuan mangësi dhe parregullsi në veprimet e Qendrës, për të cilat po zhvillohet procedurë e duhur dhe do të shqiptohen masa inspektuese në përputhje me ligjin. Në vijim të procedurës inspektuese, inspektorët do të ndërmarrin aktivitete të përshtatshme në përputhje me ligjin” – Inspektimi i Ministrisë së Politikës Sociale.

Megjithëse ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se e ndjera Ivana kishte paraqitur disa denoncime për dhunë në familje, nga Qendra për Punë Sociale mohuan se kishin pranuar denoncime. Madje, në njoftimin e sotëm informuan se Ivana kurrë nuk kishte kërkuar procedurë për mbrojtje nga dhuna në familje. Ata pretenduan se denoncimi kishte qenë vetëm për prishje të rendit publik, edhe pse në njoftimin e një dite më parë të Ministrisë së Politikës Sociale ishte përmendur edhe sulmi fizik i bashkëshortit ndaj bashkëshortes.

Nga ana tjetër, edhe MPB thotë se hetimi është në rrjedh, ndërsa po kryhet edhe kontroll i brendshëm. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme