Konsumoi ilaçet që përdoren nga persona me parkinson, 12-vjeçarja transportohet me helikopter drejt Tiranës

Pasditen e sotme, një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës nga familjarët e saj, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në banesë.


Sipas burimeve, familjarët kanë treguar se e kanë gjetur vajzën pa ndjenja dhe e kanë transportuar menjëherë drejt spitalit. Gjatë marrjes në pyetje nga bluzat e bardha, e mitura me inicialet I.H., ka pohuar se kishte konsumuar disa ilaçe që përdorte një pjesëtar i familjes.

Dyshohet se bëhet fjalë për “Deparkin”, një medikament që përdoret për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit.

Mjekët e spitalit të Sarandës kanë kryer të gjitha analizat e nevojshme dhe, për shkak të gjendjes së rëndë të vajzës, kanë vendosur që ajo të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme