Kontrolle në mbi 50 objekte, kryesisht klube të natës/ Sipas Qeverisë janë konstatuar parregullsi të shumta

Gazetare: Ajnur Bafqari

Aksion i ashpër dhe gjithëpërfshirës në territorin e të gjithë shtetit. Në shënjestër janë objektet gastronomike, klubet e natës, diskotekat, kabaretë. Në ditët e fundit janë kryer kontrolle në mbi 50 objekte, ndërsa shumë prej tyre nuk plotësojnë kushtet.

“Në territorin e shtetit, janë kryer rreth 50 kontrolle gjatë datave 16 dhe 17 mars nëpër objekte gastronomike që kanë licenca për punë  e që kanë të bëjnë me kabare, klube nate, diskoteka dhe disko klub në hapësirë të hapur…. Në shqyrtim janë dorëzuar licenca të vlefshme për kryerjen e veprimtarisë gastronomike, dhe ato janë 22 në numër, në të gjithë territorin e shtetit, por ka edhe 15 licenca të skaduara. Në Shkup 13 objekte, prej tyre vetëm dy objekte me licenca të vlefshme për kabare dhe 8 me licenca të skaduara, ndërsa 3 objekte nuk kanë aspak licencë. Në Kumanovë, ka 3 objekte dhe të gjitha kanë licenca të vlefshme për kabare.  Shtip, Vinicë dhe Dellçevë  nga 1 objekt të regjistruar si kabare, të gjithë me licenca të vlefshme. Në Strumicë ka 4 objekte, 2 licenca të vlefshme për disko klub, 1 licencë disko klub në hapësirë të hapur dhe 1 licencë e skaduar. Në Gjevgjeli një objekt me licencë të vlefshme. Manastir 4 objekte, 3 me licenca të vlefshme për kabare dhe një për disko klub në të hapur“, deklaroi Marija Miteva, Zëdhënëse e Qeverisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski u zotua se nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt. Të gjitha lokalet që nuk i plotësojnë kushtet do të mbyllen dhe sanksionohen.

“Po hetohen dhe mund të jeni të sigurt se asnjë objekt që nuk i plotëson, siç përcaktohet në ligj, kushtet minimale teknike, nuk do të lejohet të funksionojë. Me gjithë rrezikun dhe kritikat që më pas do t’i pësojë Qeveria  Më vjen keq që deri më tani e gjithë kjo është toleruar, më vjen keq që njerëzit në ministrinë e ekonomisë edhe pasi i kanë marrë dokumentet eks officio nuk i kanë verifikuar. Më vjen keq që për 15 minuta dhe për një shumë të caktuar janë dhënë këto licenca…14:58 Ajo që mundem unë si kryeministër ta bëj, ndërsa po e bëj dhe e kam bërë edhe dje, është një kontroll gjithëpërfshirës, kontroll i ashpër dhe të gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet sipas ligjeve do të mbyllen dhe sanksionohen”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ministria e Ekonomisë gjatë ditës së sotme përditësoi regjistrin e licencave të dhëna dhe sipas saj, vetëm 22 objekte për momentin posedojnë licenca të vlefshme. Prej tyre 18 janë për kabare, dy për disko klube dhe dy për disko klube në hapësirë të hapur. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme