Konvoi me ndihma bllokohet në Gutan lindore, përdoren armët kimike nga regjimi sirian

Një konvoj i pajisur me ndihma për të furnizuar civilët e rrezikuar në lindje të Gutas është ndaluar, thonë vëzhguesit të cilët kanë raportuar se janë përdor sulmet kimike në enklavën ku luftimet janë bërë të ashpra ndërmjet rebelëve dhe regjimit sirian.

“Konvoji për sot është shtyrë pasi situata që po zhvillohet në terren, nuk na lejon të kryejmë operacionin në kushte të tilla,” tha zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Ingy Sedky.

Konvoji i përbashkët midis ICRC-së, OKB-së dhe Sirisë Arabe pritet të dërgojë ndihma në qytetin kryesor të Doumës të enjten, raporton “The Guardian”.

Kamionët u parkuan në skajet e Gutas lindore, në pikën e kontrollit të Wafideenit të kontrolluar nga qeveria, njoftoi agjensia “France-Presse”.

Forcat qeveritare siriane të mërkurën ndanë enklavën e rrethuar në dy, rebelët e larguar disa metra larg dhe dhjetëra mijëra civilë të bllokuar brenda vendit.

Mediat siriane thanë se trupat morën kontrollin e qytetit të Beit Sawa dhe shumicën e Misrabas, të dyja komunitetet e mbajtura nga rebelët.

Të paktën 87 civilë janë vrarë të mërkurën, thuhet sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme