Koordinatorë për harxhimin e buxhetit

Përveç 21 ministrave e 74 zëvendësministrave, Qeverisë së Kosovës tashmë kanë filluar t’i shtohen edhe koordinatorët nacionalë. Deri më tani janë emëruar tre koordinatorë, kurse paga mujore e tyre është në nivel me pagën e ministrave, 1270 euro. Po ashtu secili prej tyre ka të drejtë të angazhojë nga një asistent dhe dy këshilltarë. Opozita dhe shoqëria civile po i quajnë “koordinatorë për harxhimin e buxhetit”.
Kryeministri Ramush Haradinaj me të ardhur në krye të Qeverisë pati nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës Avdullah Hasanin, i njohur si “Dulla”.

Përmes këtij memorandumi Hasani u caktua “koordinator për gjeneratën e re”.

Ky memorandum në muajt pasues është përcjellë me emërimin e tre koordinatorëve zyrtarë qeveritarë.

Në mars Besnik Tahiri është emëruar koordinator nacional për reforma shtetërore; ndërsa para dy ditësh djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Mendim Rugova, është emëruar koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit, kurse nënkryetari i PDK-së Rexhep Hoti është emëruar  koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport.

Këto emërime po vlerësohen si të paarsyeshme dhe ngarkesë për buxhetin e shtetit.

Paga mujore e një koordinatori do të jetë e nivelit të pagës së ministrit (1270 euro).

Gjithashtu koordinatori ka të drejtë të caktojë një asistent dhe dy këshilltarë. Sakte.net

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme