Mëngjesin e sotëm, rreth aorës gjahstë, është regjistruar një ngjarje e rëndë në zonën e Koplikut.
Siç raportojnë mediat, një bombul gazi ka shpërthyer në banesën e Sadete Kukajt e cila ka mbetur e plagosur dhe menjëherë është dërgua në spital.
Si pasojë e shpërthimit, kati i parë i banesës është përfshirë nga flakët të cilat kanë shkrumbuar thuajse gjithçka.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrëfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Sadete Kukaj ka qenë me familjen në shtëpi në momentin e shpërthimit të bombulës së gazit.