Korça përfshihet nga ngricat, reshje bore në zonat malore, temperatura nën zero dhe erë e fortë

Qarku i Korçës është përfshirë nga moti i ftohtë, me temperatura nën zero, reshje bore në zonat malore dhe era e fortë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në qytet, ndërsa në zonat malore mbi 900 m, ka pasur reshjet dëbore.

Trashësia e borës varion nga 7 cm – 25 cm (Dardhë). Ndërkohë është punuar gjatë natës deri në mëngjes për mirëmbajtjen dimërore, pastrim dhe kriposje në rrugën e Dardhës, në rrugën e Voskopojës, në rrugë Korçë – Qafa e Qarrit- Ersekë. Aktualisht nuk ka reshje, por erë shumë të fortë dhe temperatura nën zero gradë.

Qarkullimi për mjetet e vogla lejohet vetëm gjatë orëve të paradites me pajisje dimërore në rrugën e Dardhës nga km 7 deri në km 13.6.

Në akset e tjerat qarkullimi është normal. Kontraktorët janë në akset rrugore për mirëmbajtje dimërore pastrim dhe kriposje deri në normalizimin e plotë të qarkullimit në rrugë.

Për shkak të erës së fortë në 3 njësi të qytetit të Pogradecit gjatë natës ka pasur probleme me energjinë më konkretisht në Dardhas, Çerravë dhe Proptisht.

Këtë mëngjes energjia është rikthyer. Disa fshatra te Gores nga mbrëmë janë pa energji elektrike. Po ashtu për shkak të motit dhe erës në parkun e këtij qyteti në orët e para të mëngjesit është rrëzuar një pemë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme