Koreja E Veriut Ndalon Të Qeshurën Për 11 Ditë

Koreanoveriorëve u ndalohet të qeshin dhe të konsumojnë pije alkoolike për 11 ditë për shkak të dhjetëvjetorit të vdekjes së ish-udhëheqësit Kim Jong II.

Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të mos shfaqin asnjë shenjë lumturie, ndërsa Koreja e Veriut përkujton vdekjen e tij.

“Ne nuk duhet të konsumojmë alkool, të qeshim apo të argëtohemi gjatë këtyre ditëve”, tha një koreanoverior nga qyteti kufitar verilindor i Sinuiju për Radion Free Asia (RSA).

Ai theksoi se koreanoveriorët nuk u lejuan as të blinin sende ushqimore më datë 17 dhjetor të vitit të kaluar për përvjetorin e vdekjes së Kim Jong II.

Periudha e zisë që mbahet çdo vit për Kim Jong Il zgjat 10 ditë, këtë vit do të jetë 11 ditë për të shënuar dhjetëvjetorin e vdekjes së tij.

Kim Jong II sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në vitin 2011, ndërsa pushteti u pasua pastaj nga djali i tij i tretë, udhëheqësi aktual i vendit Kim Jong Un.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme